English

Nis takimi javor i Opozitës së Bashkuar, Dule “respekton” Ramën

Tiranë, 11 tetor 2011, NOA – E marta ka mbledhur sërish në një drekë informale drejtuesit e partive të majta, pjesë e koalicionit “Opozita e Bashkuar”. Por në takimin javor, ndryshe nga herët e tjera, këtë të martë është shfaqur kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, mungesa e të cilit është komentuar pas çdo takimi informal të opozitës. Takimi po mbahet pranë selisë së Partisë Socialiste dhe po kryesohet nga kryetari i PS, Edi Rama. Veç Ramës e Dules, në tryezën informale janë edhe Skënder Gjinushi i PSD-së, Petro Koçi i PSV-91si edhe politikani Preç Zogaj. Temë e bisedimeve pritet të jenë situata aktuale politike, reforma zgjedhjet, 10 pikat e paktit të propozuar nga Partia Socialiste dhe afatet e reformave deklaruar publikisht nga kryesocialisti Rama, ndërkohë që nesër pritet publimi i raportit të Komisionit Europian për statusin e kërkuar nga Shqipëria për të qenë një vend kandidat për anëtarësim në BE. Kryetari i PS-së, Edi Rama iu drejtua dje me një tjeter apel kryeministrit Sali Berisha për tu prononcuar publikisht për 10 pikat e propozuara nga Partia Socialiste. a.q/NOA

KOMENTE