English

Plan nga BE për të arritur heqjen universale të dënimit me vdekje

Tiranë, 11 Tetor 2011 NOA – Në kuadrin e Ditës Botërore dhe Evropiane kundër dënimit me vdekje, vjen një plan nga BE për të arritur heqjen universale të dënimit me vdekje. Heqja e dënimit me vdekje në mbarë botën është një nga objektivat kryesore të politikës së të drejtave të njeriut të Bashkimit Evropian. BE-ja e konsideron dënimin me vdekje çnjerëzor dhe një shkelje të dinjitetit njerëzor. Dënimi me vdekje gjithashtu nuk pengon krimin e dhunshëm. Çdo dënim kapital që rezulton nga një dështim i drejtësisë, nga e cila asnjë sistem ligjor nuk mund të jetë imun, përfaqëson një humbje të pakthyeshme të jetës njerëzore. "Sot ne po shënojmë Ditën Botërore dhe Evropiane kundër Dënimit më Vdekje. Unë ju siguroj vazhdimësinë e angazhimin tim personal, si dhe atë të bashkimit Evropian, për të larguar dënimin me vdekje, i cili nuk ka vend në botën moderne," tha Përfaqësuaesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurisë dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Catherine Ashton. BE-ja luan rolin kryesor dhe është donatori më i madh në përpjekjet nga organizatat e shoqërisë civile në botë për të bërë fushatë për heqjen e dënimit me vdekje. BE-ja përdor të gjitha mjetet në dispozicion të demokracisë dhe të bashkëpunimit dhe ndihmës për të punuar në drejtim të heqjes së dënimit me vdekje. Atje ku denimi me vdekje ende ekziston, BE-ja bën thirrje që përdorimi i saj të kufizohet në mënyrë progresive dhe insiston që ai të kryhet në përputhje me standartet minimale ndërkombëtarisht të pranuara. BE-ja inkurajon debate publike, forcimin e opozitës publike dhe bërjen presion mbi vendet që nuk e kanë hequr ende dënimin me vdekje, ose të paktën futjen e moratoriumit si një hap i parë. BE-ja gjithashtu vepron kundër dënimit me vdekje në forume multilaterale, të tilla si Kombet e Bashkuara; kulminimi i këtyre përpjekjeve ka qënë një seri rezolutash për moratoriumin për përdorimin e dënimit me vdekje, miratuar nga Asembleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Korriku 2011 shënoi 20-vjetorin e hyrjes në fuqi të këtij Protokolli të Dytë Fakultativ mbi Raportimin për Paktin Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, instrument kryesor në mbarë botën ligjore për heqjen e dënimit me vdekje. BE-ja inkurajon të gjitha shtetet të ratifikojnë ose aderojnë në këtë protokoll. BE-ja është edhe organi i parë rajonal që ka miratuar rregulla që ndalojnë tregtinë e mallrave të përdorura për dënimin me vdekje (dhe torturës dhe keqtrajtimit), si dhe për të ndaluar furnizimin me ndihmë teknike në lidhje me mallra të tilla. Angazhimi politik i BE-së është ndjekur nga përkrahje të konsiderueshme financiare për projekte konkrete. e.t/NOA Më poshtë NOA publikon deklaratën e përbashkët nga Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, dhe Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, në Ditën Evropiane dhe Botërore kundër Dënimit me Vdekje: Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës riafirmojnë kundërshtimin e tyre të përbashkët ndaj dënimit me vdekje dhe angazhimin e tyre për heqjen e tij në mbarë botën. Ne e konsiderojmë dënimin me vdekje çnjerëzor dhe një shkelje të dinjitetit të njeriut. Përvoja në Evropë na ka mësuar se dënimi me vdekje nuk e parandalon një rritje të krimit të dhunshëm dhe as nuk sjell drejtësi për viktimat e krimeve të tilla. Çdo dënim kapital që rezulton nga një dështim i drejtësisë, nga e cila asnjë sistem ligjor nuk mund të jetë imun, paraqet humbje të pakthyeshme të jetës njerëzore. Që nga viti 1997 asnjë ekzekutim nuk është kryer në territorin e shteteve tona anëtare. Ne vazhdojmë të dënojmë përdorimin e dënimit me vdekje në Bjellorusi, i vetmi vend në Evropë që ende zbaton dënimin kapital. Ne nxisim Bjellorusinë për të futur një moratorium për përdorimin e dënimit me vdekje, me qëllim heqjen e saj të plotë. Ne mirëpresim rezolutat e fundit të OKB-së për moratoriumin global mbi përdorimin e dënimit me vdekje, me qëllim heqjen e saj të plotë, i mbeshtetur nga një koalicion i gjerë i shteteve nga të gjitha rajone e botës. Mbështetja në rritje e dhënë me rezolutat e OKB-së për këtë çështje në vitet 2007, 2008 dhe 2010 konfirmon një trend ndërkombëtar në rritje kunder dënimit me vdekje. Në të njëjtën kohë, njohja e numrit në rritje të vendeve që kanë larguar dënimin me vdekje (shifra u rrit nga 55 në 97, në mes të viteve 1993 dhe 2009), ne nuk mund të injorojmë faktin se 58 vende në botë ende ruajnë dënimin me vdekje.

KOMENTE