Pragë, 11 Tetor NOA - Emri i tij është Supervaclav dhe ka vendosur të marrë hak ndaj të gjitha abuzimeve dhe padrejtësive të qytetarëve të Pragës. Me kostum blu në stilin e Superman, me një V në kraharor dhe me maskë të tipit Batman së bashku me një kasketë që ka të inkorporuar brenda një kamerë. Ai ecën në rrugët e kryeqytetit të Republikës Çeke për të ndëshkuar ata persona që nuk zbatojnë rregullat: personat që tymosin cigare në stacionet e autobusit, ata që nuk mbledhin papastërtitë e qenve dhe ata persona që drejtojnë automjetin në mënyrë të rrezikshme. “Viktimat” e Supervaclav pa dyshim që sapo bihen pre e tij vështirë se e përsërisin më të njëjtin gabim. Kundrejt disa djemve të cilët po tymosnin në një ndalesë të autobusit, Supervaclav i ka hedhur ujë atyre për ti lagur. r.b/NOA