English

Shpërdorimi i ujit, kontroll 155 lavazheve në Tiranë

Tiranë, 11 tetor 2011, NOA - Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, ka kërkuar ndihmën e Policisë Bashkiake për të frenuar shpërdorimin e ujit të pijshëm në Tiranë. Gjatë kësaj të marte, inspektorët e UKT dhe policia bashkiake kanë ushtruar kontroll në zonë e Kinostudios ku kanë verifikuar lavazhet për mënyrë se si e përdorin lëngun jetësor. Drejtori i UKT-së Sait Dollapi theksoi se aksioni ka për qëllim konstatimin e rasteve kur lavazhet shpërdorojnë ujin e pijshëm. “Sot do të bëjmë kontrollin e lavazheve nëse shpërdorojnë ujin e pijshëm apo përdorin ujin e pusit ndërsa policia bashkiake do të kontrollojë dokumentacionin teknik të këtyre objekteve.Nuk jemi për tu mbyllur lavazhet por ato duhet do të funksionojnë brenda ligjit duke marrë lejen e shfytësimit të pusit dhe të bëhen kontrata me Ndërmarrjen e Ujësjellës Knalizimeve” theksoi Dollapi për mediat. Janë rreth 155 lavazhet të cilat do të kontrollohen, në kryeqytet për të bërë të mundur administrimin e uji dhe mosshpërdorimin e tij për larje makinash, ku larja e tyre fare mirë mund të bëhet me ujë jo të pijshëm. a.q/NOA

KOMENTE