Romë, 11 tetor 2011, NOA – I ofronin mikpritje turistëve në Marok dhe më pas vjedhurazi tyre ngarkonin me drogë makinat e turistëve, ngarkesë të cilën e merrnin posa turistët ktheheshin në Itali. Kështu arrinte të trafikonte drogë në veriun e Italisë një bandë trafikantësh droge me prejardhje nga Maroku. Përmes kësaj rruge marokenët arrinin të fusnin në Itali afro 90 kg drogë dhe substanca narkotike në çdo dy ditë. Por, karabinierët e provincës së Piacenzas arritën të zbulojnë organizatën kriminale, e cila ishte aktive në provincat e Piacenzas, Pavias dhe Lodit. mit/NOA