English

Vetëhelmohet 56-vjeçarja

Lushnje, 11 tetor 2011, NOA – Një grua 56-vjeçare është vetëhelmuar me fotoksinë dhe ka gjetur vdekjen pas mbërritjes në spitalin rajonal të Lushnjes. Policia e Lushnjes bëri me dije se Lutfie Allka u transportua dje rreth orës 15.00 në spitalin e Lushnjes. Ishin familjarët e 56-vjeçares nga fshati Gure i Lushnjes që e transportuan menjëherë në spital, por pa mundur ta shpëtonin. Gjatë hetimeve policia mësoi se Lutfie Allka është vetëhelmuar në kushtet e depresionit psikik. mit/NOA

KOMENTE
  • Hervin Hyka12:15 - 11 Tetor 2011
    Shprehim keqardhje, ngushellime per familjaret...