SHBA, 12 Tetor NOA - Që nga divorci e andej për nuk ka pasur më asnjë “rreze drite”, madje çdo gjë është përkeqësuar dukshëm. Në qytetin e Cardiff, në stadiumin Millenium ku u zhvillua dhe koncerti në homazh të Michael Jackson, duhet thënë se kur ajo ishte në skenë fansat janë ndjerë si të “bezdisur”. Këngëtarja gjatë performancës së saj është paraqitur e shëndoshë me flokë të çrregullt dhe me një luk që dukej se e kishte lënë veten pas dore. Christina, 30 vjeçe, fillimisht ka zgjedhur geta rrjete, çizme dhe një korse të zeze me xhaketë që shkëlqente. Më pas ajo është paraqitur dhe me një minifund të zi deri tek gjunjët, por që duhet thënë se në të dy rastet këngëtarja e kishte të pamundur për të fshehur peshën e saj të tepruar trupore. Shumë më në formë janë paraqitur kolegët e saj që kishin ardhur në këtë koncert në nder të yllit të popi, që është ndarë nga jeta prej 2 vitesh: Cee Lo Green, Jamie Foxx, Leona Lewis, familja e Micheal, mes të cilëve e motra Toya dhe tre fëmijët që kanë qenë të veshur në stilin “Thriller”. r.b/NOA