Tiranë, 12 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj - “Me heqjen e disa taksave dhe tarifave vendore, ne jo vetëm që në praktikë lehtësojmë dhe zhdërvjelltësojmë marrëdhënien mes qytetarëve dhe biznesit, por japim edhe një imazh mbi klimën që ne duam të japim, atë të një Tirane të hapur për biznesin dhe për sipërmarrjen e lirë. Një Tirane që gumëzhin nga zhvillimi ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës, si angazhimi ynë kryesor”. Kështu u shpreh kryebashkiaku më tej Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ndërsa i prezantoi atij projekt-vendimet e reja. "Ne parashikojmë një Tiranë të hapur për sipërmarrjen e lirë, me vende pune për të papunë, për rininë e Tiranës, për të shkolluar apo jo. Vende pune për të gjithë. Vende pune si përkushtimi kryesor i bashkisë së Tiranës. Por, këto vende pune krijohen duke krijuar klimën më të mirë për ata që i krijojnë, sektori privat i sipërmarrjes, që deri më sot nuk ka ndjerë bashkëpunim nga bashkia. Do të ngrihet agjencia e mbrojtjes së konsumatorit, që do të ofrojë një transparencë të rregullave të tregut. Themelimi i kësaj agjencie në ditët e ardhshme do të bëjë të mundur që konsumatorit t’i shërbehet në forma të ndryshme. Bashkia nuk do mbyllë sytë ndaj rritjes së çmimeve”, tha Basha. “Bashkia nuk do të mbyllë më sytë para abuzimeve me çmimet. Ajo do të marrë përgjegjësitë që i takojnë, duke respektuar iniciativën e lirë dhe duke marrë masat për abuzuesit”, shtoi kryebashkiaku në fjalën e tij. Ai përmendi edhe faktin se për herë të parë, do të rigrupohen disa drejtori të reja. “Duhet të bëjmë shumë për zhvillimin e turizmit në qytetin tonë”, vuri në dukje ai. Ndërsa lidhur me strukturën e re të Tiranës, ai tha se ajo që propozohet prej tij, do të jetë efiçente dhe në përputhje me prioritetet. “Ka ardhur koha t’i lëmë debatet politike dhe ndaj paraqes para jush këtë projekt”, tha Basha përpara këshilltarëve bashkiakë të kryeqytetit. a.q/NOA
Basha kërkon votën: Ja pse duhen mbështetur projektet tona
-
Arben Presheva00:01 - 13 Tetor 2011mere lulezimke me leng se mishi u mbarua