Tiranë, 12 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Nis me debate mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Që në fillim të mbledhjes këshilltarët e majtë, nëpërmjet këshilltarit Aldrin Dalipi e kanë cilësuar mbledhjen si shkelje të ligjit, ndërsa kanë replikuar me kryetarin e Këshillit, Njazi Kosovrasti lidhur me kërkesën që socialistët bënë dy muaj më parë për një mbledhje jashtë rradhe të Këshillit Bashkiak. “Këshilli ka shkelur ligjin duke mos u mbledhur prej 2 muajsh. Ne dërguam një kërkesë për mbledhje jashtë rradhe, për një akt të rëndë ndaj dy zyrtareve të tatimeve nga kreu i policisë bashkiake, kërkesë e cila veç një letre të thatë ku përmendej emri i kryetarit, nuk merrte asnjë përgjigje për shqetësimin”, deklaroi Dalipi. Në reagimin e tij kryekëshilltari Kosovrasti tha se administrata iu përgjigj siç duhej letrës së të majtëve. Kreu i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak, Ferdinand Poni akuzoi këshilltarët e majtë se kërkojnë të dëmtojnë mbledhjen dhe rendin e saj të ditës. “ Socialistët e kanë praktikë të tyre dhunimin e ligjit dhe të rregullave në Bashki”, tha Poni. Pas shumë debatatve Kosovrasti lexoi 9 pikat e rendit të ditës, ku përfshihen edhe 5 projektvendimet e prezantuara dje nga kryebashkiaku Basha që kërkojnë votën e këshilltarëve. Debatet vijojnë edhe në këto momente.(vijon) a.q/NOA