Korçë, 12 tetor 2011, NOA- Dy minorenë nga qyteti i Korçës janë vënë nën hetimet e policisë pas denoncimit të një 16 vjeçari me iniciale J.L se pasi për motive të dobëta është konfliktuar me ta dhe se e kanë qëlluar duke e dëmtuar me grushte. Për këtë rast filloi procedimi penal në gjendje të lire ndaj shtetasve, K.S 14 vjeç dhe A.D 12 vjeç të dy banues në Korçë. Ndërkaq 16 vjeçari iu nënshtrua ekspertizës mjeko- ligjore dhe ishte kjo e fundit që konfirmoi dëmtimet e marra dhe që çoi në nisjen e hetimeve ndaj dy minoreneve, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”. a.y/NOA
Dy minorenë në hetim, rrahën 16 vjeçarin
-
Agron15:51 - 12 Tetor 2011u dhafte zoti shendet dy vajzva se mir ja kan bere turp te ket ai djale mos te dalin me ne rruge se te gjith tallen me te