English

Festivali i Filmit në Patra. Liria e madhe, animacioni më i mirë

E mërkurë, 12 tetor 2011, NOA – Teatër, poezi, libra komikë dhe një ekspozitë fotografike. Kjo ishte panorama që shoqëroi javën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të shkurtër dhe Kulturës në Patra të Greqisë. Mes 161 filmave nga 36 vende të botës, filmi shqiptar “Liria e madhe” i animuar nga Artan Maku u nderua me çmimin për animacionin më të mirë. Festivali i Patras që zhvillohet çdo vitnjë atmosferë feste mbërriti në edicionin e 13-të të tij. Evendi ndërkombëtar u zhvillua përgjatë tetë ditësh nga 1 tetori - 8 tetor në qendrën e madhe kulturore dhe argëtuese “Ideal” në Patra. Gjatë festivalit u shfaqën filma dhe shfaqje teatrale në seksionin e fundit “Kinema, arti i paqes”. Festivali i Patras u kurorëzua nga një Komitet organizues, me anëtarë Fiorella Mastrokalou e Olga Kyriakou. Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Kulturës pas njëmbëdhjetë turnesh të njëpasnjëshëm ka bërë përpjekje për të zbuluar forma të tjera të shprehjes artistike. Në ceremoninë e dhënies së çmimeve juria e përfaqësuar nga gazetari Theodoros Konstatatos, arkeologu Memos Christos dhe këshilltarja Chrisa Golfinopoulou shpallën këto çmime sipas programit dhe tematikave. Çmimet e seksionit konkurues ndërkombëtar: - Çmimin për filmin më të mirë të shkurtër e mori filmi “Leap in Time” /Kërcim në kohë, i austriakut Andreas Reisenbauer. - Çmimin për animacionin më të mirë e mori “The freedom”/Liria e madhe nga Artan Maku. - Çmimin dokumentari më i mirë “The Infinite Jest”/Shakaja në Infinit nga spanjolli David Munoz. - Çmimin për videon artistike më të mirë “The Art-Qaeda Project” i Wei-Ming Ho, nga TaiWani. - Çmimin për video dancin më të mirë e mori “Dream on me” nga amerikani John Bush. mit/NOA

KOMENTE