English

Fyle në PE: Për Shqipërinë duhet më shumë progres

Bruksel, 12 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- (Update) Duke raportuar në Parlamentin Europian lidhur me vendet që kanë dorëzuar kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat në Ballkan, Komisionieri për Zgjerimin Stefan Fyle tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres. Lidhur me vendin tonë ai shtoi se u adresuan 12 rekomandime, por reformat në vend janë penguar nga stanjacioni. Gjithsesi ai u shpreh se kohët e fundit në Shqipëri janë parë sinjale pozitive, ndërsa nënvizoi si të rëndësishëm rivendosjen sa më shpejt të dialogut politik. Këtë koment lidhur me vendin tonë, komisionari Fyle e tha pasi renditi arritjet për vendet e tjera që kanë bërë kërkesë njësoj si Shqipëria par marrjen e statusit të vendit kandidat. Ndërsa lidhur me Kosovën ai e cilësoi si problematike situatën në veri, duke kërkuar vëmendje për këtë situatë në mënyrë që të shmanget tensioni. Ndërkaq ai ka dhënë mbështetjen e tij për hapjen e vizave për Kosovën. a.y/NOA

KOMENTE