Bruksel, 12 tetor 2011, NOA- Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle po raporton në Parlamentin Europian lidhur me vendet që kanë bërë kërkesë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Ai e ka cilësuar këtë vit si një vit të rëndësishëm për zgjerimin dhe integrimin, ku thekson se Kroacia është më pranë Bashkimit Europian. Ai ka inkurajuar vendet që janë kandidate që të vijojnë reformat më tej. Ndërkaq në strategjinë e vitit 2011 ai ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të shtetit ligjor si dhe lirinë e fjalës në këto vende. Ai theksoi se vitin e kaluar Malit të Zi iu vërejt se kishte plotësuar 7 kriteret e opinionit, duke kërkuar që të hapen negociatat me këtë vend. Ndërkaq lidhur me Serbinë është theksuar se duhet të përkushtohet për dialogun, dhe negociatat mund të hapen kur të arrijë progres. a.y/NOA