English

Kërkuar t'u kthehej apartamenti me qira, plagosen dy vëllezër

Tiranë, 12 Tetor 2011 NOA - Sherri për shitjen e një apartamenti për pak u ka rrezikuar jetën e dy vëllezërve të cilët u qëlluan me pistoletë nga një 35-vjeçar. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 18:00 në rrugën “Don Bosko” në Tiranë kur Roland Laço qëlloi me armë në drejtim të vëllezërve Edmond dhe Arjan Tashi të cilët mbetën të plagosur rëndë. Ata u transportuan menjëherë në Spitalin Ushtarak kur pas ndërhyrjes mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që autori i dyshuar i ngjarjes, Roland Laço mundi t'u shpëtonte prangave të policisë ndërsa është shpallur në kërkim. Burime nga policia i thanë agjencisë NOA nga vendi i ngjarjes, se pas hetimeve të para u bë e mundur zbardhja e motiveve të krimit. Mes dy vëllezërve dhe Roland Laços kishte nisur një konflikt për një apartament ndërsa çështja kishte përfunduar në gjykatë. Pasi qëndroi disa kohë me qera në apartamentin e dy vëllezërve, Laço pagoi një pjesë të parave për ta blerë atë ndërsa pjesën e mbetur do e shlyente më vonë por një gjë e tillë nuk ndodhi. Pas konflikteve për të marrë paratë, vëllezërit Tashi i kërkuan gjykatës që tu rikthehej apartamenti ndërsa Laços ti kthenin paratë që ai u kishte dhënë. Sot pasdite mes dy palëve nisi sërish sherri që përfundoi me dy të plagosur. e.t/NOA

KOMENTE
  • era22:12 - 12 Tetor 2011
    po si nuk u myllen pazaret nje here e mire me lek ne dore mo vlla