English

Këshilltarët e PS largohen nga bashkia: Do kërkojmë shkarkimin e Kosovrastit

Tiranë, 12 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Socialistët braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak pak minuta pas miratimit të rendit të ditës. Këshilltarët demokratë kanë nisur votimin e rendit të ditës me 12 pika, ndërsa të majtët kanë reaguar menjëherë duke kundërshtuar votimin. “ Votimi për rendin e ditës është skandaloz. Votojnë njerëz që nuk kanë marrë mandatet”, deklaroi kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi. Kreu i Këshilli, Kosovrasti ka replikuar me këshilltarin e majtë. “Nuk mund të merrni fjalën me dhunë, nuk iu është dhënë fjala”, iu drejtua ai Dalipi, ndërsa kërkoi edhe një herë votimin në sallë, ku për miratimin e rendit të ditës kërkohen 27 vota. Palët kanë replikuar pasi në bazë të numërimit të votave të hapura, 26 këshilltarë votuan pro rendit të ditës, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të socialistëve. Duke këmbëngulur se votimi ishte në shkelje të ligjit, të majtët u larguan nga salla. “Do të bëjmë kërkesë për shkarkimin e kryetarit të Këshillit, Kosovrasti”, tha Dalipi ndërsa largohej nga salla. a.q/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi20:04 - 12 Tetor 2011
    DEMOKRACIA ESHTE VALLE DYSHE. Ne se analizon mbledhjen e keshillit bashkijak per Tiranen te dt.12 tetor 2011, ne prizmin e kerkesave qe dhane sot Z.Fyle dhe Z.Sekui politikaneve te Tiranes,ajo mbledhje ishte dhe eshte (sepse u filmua),ne kundershtim me sugjerimet e BE-pian. Kjo sepse atje u mohua dialogu i ndersjellte per te korigjuar edhe mazhoranca gabimet e saj,sikunder ishte ideja se ne ate mbledhje votojne edhe dy persona pa pasur mandat. Mbledhja deshmon se mendesi si ajo e Kosovraskit tani jane te ndryshkura,anakronike qe jo vetem s'ndihmojne dialogun tone te renuar nga diktatura,por pengojne dialogun konstruktif per te dy palet.Kosovraskit i ka perenduar dielli me kohe,ashtu si ai veproi atje.Ai kritikon se nuk mund te meret fjala me dhune,por nuk thote kur te mohoet e drejta e fjales ne nje mbledhje te tille,si meret kjo fjale sipas Kosovraskit? Katraura e mbledhjes solli ne te z.L.Basha,i cili teorikisht pranoi qe te dy palet duhet te dialogojne dhe jo te bojkotoje PS mbledhjen,por kur minorances i pengohet zgjidhja e mekatit,ajo detyrohet te bojkotoje,e perseris detyrohet, prej qendrimit te mazhorances. Mekati Nr1 i kesaj mbledhje ishte fakti se mazhorance-minoranca nuk e zgjidhen lemshin me dialog,me buonsensus per te dy palet.Boll vetem zgjidhje per nje pale si eshte bere gjate ngercit mbi dy vjet.Kemi bindjen se Demokracia kenaq te dy palet per nje lemsh qe duhet zgjidhur,jo vetem njeren pale. Edhe nje Korcare me fame artistike qe ka Amerika,na i perlavi Tirana duke e bere qytetare nderi,por pa i kuituar te beje dicka edhe per qytetin ku i ka renjet e saj,Korcen. Znj.Dushku nuk e kish haruar Korcen,le ti sjelle atdheut sa te munde me shume,por jo te haroje vendin e lindjes se prinderve te saj,per te cilen prej politikaneve te Tiranes s'degjuam asnje keshille ne kete drejtim.