English

Kryeministri: Brenda dy muajve decentralizim i fuqishëm vendor

Tiranë, 12 tetor 2011, NOA Update – Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së qeverisë se brenda dy muajve do të merren të tëra vendimet për decentralizimin e pushtetit vendor dhe lënien në administrimin e bashkive dhe komunave të të gjitha pronave në territoret përkatëse. Duke e çmuar decentralizimin si vendimtar për zhvillimin e vendit, shefi i qeverisë tha se përveç nëntokës dhe ujërave qeveria nuk do të ketë më asnjë autoritet mbi vendorët. “Ftoj qeveritë vendore të vendit të depozitojnë në Ministrinë e Brendshme çdo provë se prona nuk u është kthyer; së dyti pyjet kullotat duhet t’u kthehen të tëra qeverive vendore”. Ndërsa sa i përket parqeve kombëtare, shefi i ekzekutivit tha se do të ketë një statut të përbashkët edhe për to, sipas kritereve të përcaktuara nga qeveria. Sipas kryeministrit, parku kombëtar duhet të jetë vetë Zot i pasurive të mëdha. “Kërkesat e qeverisë vendore janë ekzotike për partneritet publik privat”, andaj tha kryeministri, “ne me shpejtësi brenda dy muajve do të marrim të tëra vendimet për një decentralizim të fuqishëm”. Kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu të bëhet decentralizimi fiskal që do të krijojë një mjedis më miqësor për biznesin. Këtu kryeministri rikujtoi gjashtë ligje që kanë mbetur pezull në parlament si rezultat i bojkotimit të votimit nga opozita. Sipas kryeministrit opozita nuk i votoi këto ligje, me urdhër të kreut të saj, që priste të bëhej kryeministër. mit/NOA

KOMENTE