English

Pasqyra e shtypit, 12 tetor 2011

Tiranë, 12 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 12 tetor 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Struktura e re, tkurret administrata. Kriteret e reja për drejtoritë nëpër ministri. Kush humb vendin e punës”. Argumente të tjerë të ditës: “Shqipni tavolinash nga Artan Lame: Gaxhinj dhe arixhinj; “Nga Andrea Stefani: Opozita si alibi për Shqipërinë”; “Jepet për skrap edhe TEC-i i Maliqit”; “Nga Eni Vasili: Frika dhe vdekja e Ramiz Alisë”; “Negociatorët, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi në Londër për votimin elektronik”; “Bashkia sot diskutohet heqja e 60 taksave vendore”; “Topalli: Topi fyerje për postin që mban”; “Eurostat: Nuk pranojmë të dhënat nëse gabimi është mbi 5 përqind”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Skandali i agjencisë AKKP. Pronat, rëra e detit kthehet si tokë buke”. Tituj të tjerë: “Ngjela: Mehmet Shehu takim me Kadarenë ditën që Enver Hoxha ishte në koma kardiake”; “Topalli: Topi ka luajtur në fushën e majtë, fyen karrigen e Presidentit”; “Bashkia, sot Këshilli Bashkiak, taksat që ulen dhe hiqen në Tiranë”; “Nga Sazan Guri: Kryetarë dhe tregtarë lironani trotuaret”; “Nga Rexhep Mejdani: Një ekstrakt për korrupsionin politik”; “Integrimi. Sot KE, sërish pa statusin kandidat”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Topalli: Udhëheqja e PS një celulë antievropiane”. Faqja e parë e gazetës vijom me titujt: “Këshilli voton sot vendimet që ndikojnë te qytetarët e Tiranës”; “Nishani: Azilkërkuesit kanë falsifikuar dokumentet”.

E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin: “BE në shifra: Ç’farë humbim ne shqiptarët nga refuzimi. Flet Igli Totozani”. Tituj të tjerë: “Banda e Durrësit, dosja e plotë: Si u krijua, vrasja e parë”; “Botohen për herë të parë skicat me laps të Dhimitër Shuteriqit”; “Nga Preç Zogaj: Migjen i madh dhe qeveritarë të vegjël”; “Intervista. Topalli zbulon edhe celulën antievropiane”; “Australiani Steve Devis: Kërkoj nuse shqiptare”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Tenderi 350 mijë euro. Vlorë, vila qeveritare me tapete persiane”. Argumente të tjerë: “Flet Jakup Krasniqi: Historianët me 5 mijë euro të bëjnë patriot”; “Mbrojtja e të dhënave, 40 ankesa për shkeljen e privatësisë në Facebook”; “Regjistrimet Part Time në Universitet pesë ditë afat”; “Topalli: Celulë antievropiane tek opozita. Topi është i majtë”; “Arkivat ruse: Roli i Titos, letra e panjohur e Enverit për Stalinin”; “Genta Ismajli: Puthja ime e parë, djemtë më kishin frikë në gjimnaz”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE