English

Plagosin njeri tjetrin me pistoletë, dy sherrxhinjtë përfundojnë në spital

Tiranë, 12 tetor 2011, NOA- Dy persona janë grindur mesnatën e kaluar në rrugën “Niko Avrami’ në kryeqytet, duke i shkaktuar njeri tjetrit plagë të tilla që bënë që të dy të përfundojnë në spital. Ilir Nika, 27 vjeç dhe Bari Bregu, 36 vjeç, të dy banues në Tiranë u arrestuan në flagrancë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur njëri - tjetrin me armë zjarri pistoletë TT, armë e cila ishte në posedim të shtetasit Ilir Nika dhe gjatë konfliktit janë plagosur të dy shtetasit, ndërkohë që shtetasit Bari Bregu është larguar nga vendngjarja. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dje se dy të dëmtuarit aktualisht ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprat penale “Plagosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. a.y/NOA

KOMENTE