English

Prangoset në kufi 38 vjeçari, tentoi të vriste dy të rinj nga Pogradeci

Pogradec, 12 tetor 2011, NOA- Një 38 vjeçar u kap pasditen e djeshme në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë - Pogradec, pasi akuzohej për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”. Andrea Cami nga Buçimas i Pogradecit ishte shpallur në kërkim në muajin gusht pasi në bashkëpunim dhe me 4 shtetas të tjerë, në 15 gusht në vendin e quajtur Xhamia e qytetit në lagjen nr 3 Pogradec, pas një grindje për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit, Brian Syzo 20 vjeç dhe Markel Hafesllari 27 vjeç banues në Pogradec. Ndërkaq mësohet se meqenëse Prokuroria e Pogradecit, nuk ka nxjerrë urdhër ndalimi, ky shtetas do të ndiqet në gjendje të lirë. a.y/NOA

KOMENTE