English

Refuzimi nga BE, qëndrimi i kreut të PS

Tiranë, 12 Tetor 2011 NOA/ Albana Qehajaj - Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sonte se ai u njoh me Progres Raportin e Komisionit Europian për vendin tonë publikuar sot sëbashku me Strategjinë e Zgjerimit. Rama deklaroi se e konsideron Progres Raportin si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Kryetari Rama falenderon shërbimet e Komisionit Europian për analizën e kthjellët në këtë Raport, që është një vazhdimësi e detyrave të lëna për vendin tonë nga Opinioni i vitit të kaluar. Si drejtues i opozitës Edi Rama përfiton nga rasti për të rinënvizuar vullnetin e opozitës shqiptare për të ushtruar përgjegjësinë që i takon në jetësimin e axhendës shtetndërtuese dhe europianizuese të Shqipërisë. e.t/NOA

KOMENTE