English

Rriten taksa nga Bashkia e Tiranës

Tiranë, 12 Tetor 2011 NOA - Këshilli Bashkiak i Tiranës, me propozim të baskisë vendosi sot të miratojë shfuqizimin e disa taksave dhe rritjen e disa të tjerave.

Kështu vendimi për “disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës

nr.3, datë 05.02.2007 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, përcakton rritjen e taksës së tabelës.

Taksa e tabelës aplikohet për të gjitha subjektet të cilët vendosin emërtimin e subjektit në pamjen ballore të njësisë ku zhvillojnë veprimtarinë, në hapësira të tjera publike ose private, qofshin këto të lëvizshme ose të palëvizshme dhe që shërbejnë për qëllime reklamimi.

Në kategorinë e tabelës për qëllime identifikimi, kuptojmë të gjithë tabelat të vendosura në pamjet ballore të njësisë ku ushtrohet aktivitet, duke qenë pjesë përbërëse e saj ku evidentohet emri dhe lloji i veprimtarisë së vetë subjektit me sipërfaqe deri në 4 m2.

Taksa e tabelës paguhet për çdo njësi ku subjekti zhvillon aktivitetin nga muaji korrent që regjistrohet prane QKR.

Në rastin e më shumë se një tabele, pavarësisht nga vendndodhja, vetëm njëra do të konsiderohet si tabelë me qëllime identifikuese ndërsa tabelat e tjera do të konsiderohen si tabela me qëllime reklamuese.

Në kategorinë e tabeles për qëllime reklamimi (të lëvizshme dhe të palëvizshme) kuptojmë të gjithë tabelat të vendosura në pamje jo ballore, të vendosura në tarraca, llozhe, ballkone, të vensura në pjesë të rrugës, shtylla etj që kanë përmbajtje me qëllime reklamimi për vete ose të tretë.

Në kategorinë e tabelave në funksion apo ekspozime të ndryshme të hapura do të kuptojmë të gjithë ato tabela në funksion te panaireve të ndryshme etj. që kanë si qëllim reklamimi për vete ose për të tretët.

Struktura e ngarkuar për mbledhjen e kësaj takse është Drejtoria e Përgjithëshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.

Kështu vendosje tabele për qëllime reklamimi (të lëvizshme dhe të palëvizshme) që më parë ishte përkatësisht 10 mijë dhe 15 mijë lekë për metër katrorvit, tani e tutje bëhet unike 45 000 lekë për m2 në vit, ose përkatësisht 4.5 herë më shumë për tabelat e zakonshme dhe 3 herë më shumë për ato elektronike.

Ndryshimi i nivelit të kësaj takse paraqitet si më poshtë:

KOMENTE