Tiranë, 12 tetor 2011, NOA- Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi pak minuta më parë ka mbërritur në Kryeministri. Nëpërmjet kësaj vizite ambasadori Sequi do ti dorëzojë Kryeministrit Berisha raportin e publikuar sot nga KE lidhur me ecurinë e vendit tonë në rrugën e integrimit. Ndërkaq në përfundim të takimit pritet deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Berisha me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë. Ambasadori Sequi në orën 17.00 do ia dorëzojë këtë raport Presidentit Topi, në orën 17 e 45 raporti do i dorëzohet Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto, ndërsa nesër Sequi do i dorëzojë raportin Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Më herët Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, tha se duhet më shumë bashkëpunim mes politikës në vend dhe se ishte ngërçi politik ai që pengoi integrimin dhe marrjen e statusit të kandidatit. a.y/NOA
Në foto: Kryeministri Berisha dhe ambasadori Sequi