English

Shkodër, kapet 22 vjeçari i shpallur në kërkim

Shkodër, 12 tetor 2011, NOA- Astrit Lezha nga Shkodra ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje dhe lidhur me këtë vepër u arrestua nga efektivat e policisë. Lezha në moshë 22 vjeç ishte shpallur në kërkim pak ditë më parë pasi rezulton të jetë autori i ngjarjes së ndodhur mesnatën e 10 tetorit në lagjen “Vojo Kushi” të Shkodrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë të ftohtë thikë, në fytyrë shtetasin F. T., 19 vjeç, banues në Vrakë të rrethit Malësi e Madhe, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë vepër ndaj 19 vjeçarit Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet për veprat penale “ Plagosje e rënde me dashje “ dhe “ Mbajtje pa leje të armeve të ftohta”. a.y/NOA

KOMENTE