Tiranë, 12 tetor 2011, NOA – Një person është qëlluar për vdekje para pak minutash në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko” dhe sipas burimeve të agjencisë NOA pranë policisë, mësohet se autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia. Nuk ka ende të dhëna për identitetin e viktimës dhe cilat mund të kenë qenë motivet e ngjarjes së rëndë. a.q/NOA