E mërkurë, 12 tetor 2011, NOA – Shqipëria ka bërë një përparim të kufizuar, duke mos përmbushur 12 detyrimet kyç që lipsen për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Ky duket të jetë vlerësimi në vija të përgjithshme që Komisioni Europian do t’i lexojë Shqipërisë dhe politikës shqiptare sot gjatë publikimit të progres-raportit për këtë vit. Zëri i Amerikës ka shtënë në dorë një kopje të raportit të progresit të hartuar për Shqipërinë në qendër të të cilit janë zhvillimet e përgjithshme në vend, të para nën dritën e realizimit të 12 objektivave. Sipas VOA-s raporti nis me zbatimin e kritereve politike, ku në një prej pikave të tij flitet për zgjedhjet për pushtetin vendor në 8 maj, për të cilat KE vlerëson se arritën pjesërisht praktikat më të mira të standardeve ndërkombëtare. Në raport shkruhet se “në përgjithësi, megjithë një numër aspektesh pozitive, si konkurenca e procesit, përgatitjet teknike transparente, zhvillimi përgjthësisht i mirë në ditën e votimit, një proces pozitiv numërimi, një mbulim pluralist nga mediat, zgjedhjet, të cilat janë përcaktuar si një prioritet kyç në opinion, arritën pjesërisht standartet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”. Funksionimi i Parlamentit që përbën objektivin e parë kyç për Shqipërinë është i pamjaftueshëm. Raporti vlerëson se “megjithëse ka disa përmirësime në praktikat dhe rregullat parlamentare, si dhe një rritjeje të kapaciteteve administrative, aktiviteti i parlamentit në funksionet legjislative dhe të kontrollit, i cili është një nga prioritetet kyç në opinion, mbetet i pamjaftueshëm”. KE vlerëson në raport se ngërçi politik, ngjarjet e 21 janarit, akuzat dhe kundërshtitë gjatë procesit të tejzgjatur të zgjedhjeve vendore të 8 majit kanë penguar funksionimin e Parlamentit si trupë bashkëpunuese po ashtu edhe dialogun politik konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës. Një nga prioritetet kyç të KE-së, reforma zgjedhore, edhe kjo ka mbetur në vend numëro. Në raport flitet edhe për rekomandimin kyç atë për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë ku sipas raportit Parlamenti nuk siguroi seanca dëgjimore dhe votim të rregullt. Sa i përket qeverisjes raporti vlerëson përpjekjet e konsiderueshme të bëra si nga ekzekutivi ashtu dhe nga komisioni parlamentar i integrimit lidhur me reformat e kërkuara në procesin e integrimit. Por, raporti nënvizon se projektligjet për reformat integruese duhet përmirësuar më tej, duke na kujtuar kështu edhe kërkesën e lidershipit të PS-së se reformat integruese mes të cilave ato që kërkojnë me 3/5 e votave të Kuvendit janë reforma shtetndërtuese e si të tilla nuk duhen miratuar jo sa për tu hedhur hi syve të BE-së. Ke vlerëson në raportin e progresit të këtij viti se janë ende të paplotësuara reformat për administratën publike, ndërkohë që ka përparim të kufizuar në reformën gjyqësore, si dhe zbatim të pamjaftueshëm të masave antikorrupsion. Sipas raportit korrupsioni në administratën shtetërore mbetet një problem veçanërisht serioz. Pas raportimit për kriteret politike, komisioneri Fyle pritet të deklarojë se “megjithë përparimin në disa prej fushave, Komisioni nuk është në gjendje të rekomandojë hapa të mëtejshëm për Shqipërinë këtë vit”. Më tej, shkruan VOA, duke u mbështetur në sinjalet e fundit pozitive për një bashkëpunim mes palëve kundërshtare, Komisioni Europian pritet të inkurajojë forcat politike në Shqipëri të rivendosin dhe mbajnë një nivel dialogu politik që të bëjë të mundur funksionimin e institucioneve kryesore demokratike dhe vënien në jetë të reformave thelbësore. VOA/mit/NOA
Zbardhet raporti i progresit, pse Shqipëria po humb edhe këtë tren drejt BE
-
Enco Grimaldi11:51 - 12 Tetor 2011Sigurisht nuk mund te gjykojme,Evropen,e cila edhe pse ka bere shume per ne ka gabimet e saj,por duke e pare tek ne shqiptaret do thoshja qe te gjithe kemi nje shkall faji ,Qeveria sigurisht me shume akoma,por faji kryesor qendron tek nje njeri.Ai quhet Edi Rama.Te gjitha sa thote i ka fjale te zbukuruara dhe mashtrime.Qellimi i tij kryesor ka qene dhe eshte te mund PD,sigurisht qe kjo eshte me se e drejte,por rruga teper e gabuar deri sa mund ta quaja antipopullore dhe anti shqiptare.Ai duke dashur ta mund Pd asnjehere nuk ka nxjerr alternativa apo shifra se cfare mund te beje me mire,por vetem ka dashur te mohoje ato qe ka bere qeveria.Shpesh duke cpifur duke ulur jo vetem figuren e qeverise por te Shqiperise.Duke mos marre pjese ne parlament,por si ne asnje vend tjeter te botes,deputet digjnin goma e shtriheshin rrugeve per turp.Futja ne Evrop eshte arritje e madhe dhe mund te realizohej qe nje vit me pare nqs PS do hynte ne parlament dhe te vonte disa ligje.Sikur te behej keshtu cfare do humbiste PS ja?Sa shume do fitonte vendi.Edi Rama duhet vizituar tek nje psikoanalist se nuk ja ka borxh Shqiperia.Boll hoqi ky popull 50 vjet nga e jema e PS se,Partia e Punes...