English

Atentat me eksploziv kambistit shkodran

Shkodër, 13 tetor 2011, NOA – Një atentat mafioz me eksploziv tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës. Një makinë shpërtheu në qendër të qytetit pikërisht në lagjen “Vasil Shanto”, rreth orës 06.30 të mëngjesit. Uniformat blu bëjnë me dije se eksplozivi ishte vënë në makinën e kambistit Mark Gjoni. Nga shpërthimi i makinës ka mbetur i plagosur rëndë kambisti Gjoni. Shpërthimi ka bërë të afrohen në vendngjarje efektivët e policisë, të cilët e kanë dërguar menjëherë të plagosurin në spital. Mark Gjoni ishte nisur për në punë në momentin kur bomba shpërtheu duke i shkaktuar plagë të rënda. Policia nuk jep ende detaje rreth arsyeve të atentatit, por nuk është çudi që ngjarja t’i shtohet kapitujve të atentateve për larje hesapesh. mit/NOA

KOMENTE