Prishtinë, 13 tetor 2011 NOA - Avokati i Popullit Sami Kurteshi, vizitoi sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), ku u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv Ismail Smakiqi. Në këtë takim, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, u njoftua për të gjitha trajnimet dhe aktivitet që zhvillohen në QKSPEZH. Kryeshefi Smakiqi theksoi se do të përkushtohet në ofrimin e kushteve më të mira për gjithë pjesëtarët e sigurisë publike që trajnohen në Qendër. Po ashtu u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes QKSPEZH-it dhe institucionit të Avokatit të Popullit, por zyrtarisht nuk u dhane detaje te tjera lidhur me inspektimin e z.Kurteshi. s.b/NOA