English

Dy vrasje nga frika për prostitucion, ekstradohet

Tiranë, 13 tetor 2011, NOA – Pas 14 vjetësh Kastriot Dervishi ka përfunduar në prangat e policisë, pasi vrau babë e bir të cilët kërkonin të mbronin vajzën e tyre. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar, me autoritetet policore italiane, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje Kastriot Baki Dervishi, vjeç 33, lindur në Syzes, Berat. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim të datës 25.05.2001, e ka deklaruar fajtor shtetasin Kastriot DERVISHI, duke e dënuar me 25 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim“ e kryer dy herë dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe të municionit luftarak”. Shtetasi Kastriot Dervishi më datë 03.09.1997, rreth orës 20:00, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Ali D. dhe Adrian D., përkatësisht babë e bir, pasi këta nuk e kishin lënë të martohej me vajzën dhe motrën e tyre, A.D., duke menduar se shtetasi Kastriot Dervishi, do ta shfrytëzonte si prostitutë. a.q/NOA

KOMENTE