Vietnam, 13 tetor, NOA- Një rast i veçantë sëmundje ka lënë pa fjalë mjekët në Vietnam. Një grua 26 vjeçare thotë është plakur brenda pak ditëve. Gruaja Nguyen Thi Phuong thotë se ndryshimi i ka ndodhur pesë vite më parë. “Më parë isha një vajzë e bukur. Fotot e dasmës time e tregojnë këtë. Ndërsa sot jam një plakë”, shprehet ajo. Një gjë e tillë konfirmohet dhe nga burri i saj, i cili është 33-vjeç. Ai thotë se megjithë ndryshimin e befasishëm të gruas së tij, vazhdon të dojë atë si më parë. Për të shmangur përballjen me njerëzit që njeh 23-vjeçarja vendos një maskë në fytyrë. Gruaja ka një teori të sajën për të shpjeguar atë që i ka ndodhur. Ajo thotë se e gjitha kjo, mund të jetë pasojë e alergjive nga ushqimet e deti. Ndërsa shton, se nuk ka kuptuar asgjë nga ndryshimi. “Më duket sikur ka ndodhur çdo gjë në një natë”, thotë Phuong. Ajo shton se ka marrë vetëm disa kura popullore për lëkurën e saj. Mjekët nuk kanë dhënë ende një diagnozë të saktë. Ndërsa thonë se bëhet fjalë për një sëmundje të re, shkaqet e së cilës nuk dihen. Por një tjetër arsye, sipas mjekëve, mund të jetë edhe përdorimi i ilaçeve tradicionale. a.k/NOA
Në foto: Gruaja Nguyen Thi Phuong para dhe pas transformimit