Romë, 13 tetor, NOA – Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, gjatë një interviste për gazetën italiane ‘Il Piccolo’. Ai komentoi progres-raportin e Komisionit Evropian për vendet që synojnë aderimin në strukturat evropiane.
Z. Fratini, dje Serbia mori një opinion të favorshëm për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. A përbën ky një sukses të merituar nga Beogradi?
”Absolutisht po. Ashtu siç ka njohur Komisioni Evropian, Serbia ka bërë përparim të konsiderueshëm në aspektin e reformave të brendshme, të nevojshme për të përmbushur kriteret e pranimit në BE. Por dhe arrestimin e ekstradimin e Mlladiç dhe Haxhiç, në përputhje të plotë me kërkesat e paraqitura nga Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare. Ka siguruar bashkëpunim me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Zhvillime inkurajuese janë parë edhe më përpara mbi procesin e pajtimit rajonal, me fillimin e dialogut me Prishtinën, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Qeveria e Serbisë ka demonstruar kështu vullnetin politik dhe angazhimin në ndjekjen e qëllimit evropian, tejkalimin e pengesave dhe dallimet e pikëpamjeve.
Vendimi i djeshëm i Komisionit Evropian paraqet kurorëzimin e përpjekjeve të vendit gjatë këtyre viteve, por edhe një nxitje për të vazhduar në këtë udhë.
Cili është roli që ka luajtur Italia në mbështetje për integrimin evropian të Serbisë? ”Italia ka qenë gjithmonë në ballë në mbështetje të aspiratave evropiane të popullit të Serbisë, në përputhje me qëndrimin tonë në favor të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Italia, duke e patur prioritet Serbinë, ka luftuar për progresin në rrugën evropiane të Beogradit. Në frontin politik, në nëntor 2009, Presidenti i Serbisë dhe kryeministri Berluskoni në Romë nënshkruan një Deklaratë të Partneritetit Strategjik mbi specialitetin e marrëdhënieve tona. Në aspektin ekonomik dhe tregtar, Italia është blerësi i parë i serbëve dhe eksportuesi i tretë më i madh në atë vend. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2011, shkëmbimi dypalësh tregtar u rrit me 23%, ne kemi 250 kompani italiane në Serbi dhe pavarësisht krizës ekonomike të përhapur, ne jemi vendi me investimet më të rëndësishme të huaja atje.
Deri më sot, ka progres shumë të pritur në planin tetë pikësh për Ballkanin që kam propozuar në verën e vitit 2009: liberalizimi i vizave për qytetarët serbë, hyrja në fuqi të Marrëveshjes së Përkohshme mbi Tregtinë dhe lidhja me çështjet tregtare, fillimi i procesit të ratifikimit të Stabilizim-Asociimit”.
Por ende asnjë datë për negociatat me Brukselin. Si duhet lexuar ky vendim? ”Pala italiane ka kërkuar gjithmonë që Komisioni Evropian të tregojë një datë për fillimin e negociatave, në mënyrë që të mundësojë vendin për të lëvizur me shpejtësi drejt anëtarësimit të plotë. Nëse Komisioni vendos për hapjen e negociatave në progres të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kjo është një pasojë e qasjeve të ndryshme të shteteve anëtare ndaj çështjeve të ndjeshme. Pika vendimtare për Beogradin është tani sigurimi i zbatimit konkret të rekomandimeve të Komisionit Evropian, në mënyrë që të hapë rrugën për hapjen e negociatave.
Italia do të vazhdojë të mbështesë serbët dhe përpjekjet paralele në BE duke insistuar që data e fillimit të negociatave të jetë caktuar sa më shpejt të jetë e mundur”.
Disa vende të BE-së, veçanërisht Gjermania, janë duke ushtruar presion prej disa muajsh mbi Beogradin për të bashkëpunuar në mënyrë më efektive me Kosovën. Ka edhe që flasin për njohjen e Prishtinës si një kusht i fundit për Serbinë për t'u bashkuar me Evropën. Nëse është kështu, Italia do ta mbështesë pozicionin e Gjermanisë? ”Në mënyrë të vendosur ne inkurajojmë procesin e dialogut të vazhdueshëm mes Beogradit dhe Prishtinës me BE-në për lehtësimin, me qëllim zgjidhjen e çështjeve të shumta në terren për të mirën e njerëzve të përfshirë. Më shumë rezultate konkrete në këtë fushë janë të domosdoshme për t’i mundësuar Serbisë dhe Kosovës për të avancuar drejt Bashkimit Evropian, por një njohje e qartë nga Beogradi kurrë nuk ka qenë ngritur formalisht si një kusht për hyrjen në BE. Pjesa tjetër është interes dhe shpresë për të gjithë që të ketë një normalizim të marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës e që të marrin masa sa më shpejt që të jetë e mundur”
A nuk mendoni se duke përdorur Kosovën si një "shkop" për rreziqet në Beograd, tjetërsohet simpatia e serbëve drejt Evropës?
”Është e qartë se Kosova është ende një çështje shumë e ndjeshme për publikun serb, por vendi ka demonstruar tashmë aftësinë për të kapërcyer problemet lidhur me të kaluarën në mënyrë konstruktive dhe pragmatike. Unë jam i bindur, pra, që në këtë rast populli i Serbisë do të jetë në gjendje për të vënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe forcat nacionaliste, duke pohuar të ardhmen e Evropës.
Qeveria e Serbisë dhe elektorati i saj kanë zgjedhur Evropën.
Në Serbi, numri i euro-skeptikëve është rritur gati 50% pas krizës së verës në Veri të Kosovës. Si duhen lexuar këto shifra? ”Unë besoj se këto përqindje janë për të interpretuar valën e emocioneve të ngjallura nga incidentet në Veri të Kosovës, dhe nuk duhet të konsiderohen si një mendim i mëvonshëm i zgjedhur evropian. Gjatë vizitave të mia të shumta në Serbi, kisha një shans për të prekur dëshirën për Evropën të popullit të Serbisë”.
Kur mendoni se Serbia mund të shkojë realisht në Bashkimin Evropian? ”Në këtë moment është e vështirë të parashikohet kjo me realizëm. Koha e procesit të integrimit evropian varet nga përpjekjet e secilit vend në zbatimin e reformave të kërkuara për adaptim ndaj rendit shoqëror. Serbia është tashmë në një fazë të avancuar, në qoftë se ajo është në gjendje ta mbajë vendosmërinë dhe entuziazmin e treguar deri më tani, do të vazhdojë të përshpejtojë anëtarësimin e plotë”.
Përshtati: n.e/NOA