Prishtinë, 13 Tetor 2011 NOA - Tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ditën e mërkurë rreth orës 13.00 duke udhëtuar me makinë, u ndaluan nga policia te kryqëzimi i Arllatit. Incidenti ndodhi në magjistralen Prishtinë – Pejë, me ç’rast u arrestuan pa ndonjë arsye tre aktivistët, raporton korrespondenti i agjencise NOA. Personat që u arrestuan janë: Bekim Gashi, Frashër Krasniqi dhe Veton Dragusha. Aktivistët e arrestuar u dërguan në stacionin policor në Kastriot. Lidhur me incidentin ka reaguar edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, e cila tha se këtë akt të policisë e konsideron si presion të qëllimshëm nga një Qeveri e frustruar, e cila në pamundësi për t’i mbrojtur interesat e vendit, ka zgjedhur ta luftojë Lëvizjen VETËVENDOSJE! për ta ruajtur pushtetin e vet. e.t/NOA