Viçenza, 13 tetor, NOA - Vinin deri në Shqipëri që nga Italia, për të takuar një magjistare, të cilën e paguanin me 200 euro për çdo takim, që ajo t’u tregonte se kur do të ishte momenti më i përshtatshëm për të kryer një grabitje dhe si duhej ta bënin atë. Këtë bënte një bandë grabitësish, e përbërë nga një sllovene, një italiane dhe dy shqiptarë, e cila është vënë tashmë në pranga nga autoritetet policore të shtetit fqinj, Italisë.
Kjo pasi, duke u veshur me uniformën ushtarake italiane dhe duke mbajtur armët përkatëse, ata kanë rrëmbyer presidentin e një organizatë jo-fitimprurëse në shtëpinë e tij në Brescia.
Ngjarja e komunikuar nga mediat italiane bën me dije sesi dy hajdutë, të veshur si policë, kanë mashtruar viktimën për t’u hapur derën, duke lejuar dy hajdutët e tjerët që me fytyrat e tyre të mbuluara nga maska dhe të armatosur me revole, ta grabisnin atë. Presidenti i shoqatës dhe gruaja e tij janë mbajtur më pas të ngujuar në shtëpinë e tyre, ndërsa banditët u kanë marrë 50.000 euro në para’ të gatshme.
Policia italiane, i identifikoi të dyshuarit nëpërmjet kasetave regjistruese si pjesë e një hetimi të një plani vjedhje që ishte duke u vënë në vend. Dhe arrestimi i të dyshuarve, ishte epilogu i këtij plani.
n.e/NOA