Vjenë, 13 tetor 2011, NOA- Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto u takua sot me Sekretarin e Pёrgjithshёm tё OSBE-sё, Lamberto Zannier. Gjatë këtij takimi Haxhinasto bёri njё pasqyrё tё ecurisё sё procesit tё integrimit europian tё Shqipёrisё dhe e njohu atë me raportin e progresit tё publikuar nga Komisioni Europian. Haxhinasto theksoi gatishmërinë e Qeverisё së Shqipёrisё pёr tё pёrmbushur prioritetet e lёna nga ky raport, duke u ndalur tek domosdoshmёria e pёrfundimit nё kohё tё reformёs elektorale. Në këtë linjë ai tha se qëndrimi i Qeverisё është qё reforma tё kryhet nё pёrputhje me rekomandimet e raporteve tё ODIHR-it, tё viteve 2009 dhe 2011 si dhe nёnvizoi se ky proces kёrkon angazhimin e tё gjitha forcave politike. Duke falenderuar ODIHR-in pёr vёzhgimin e zgjedhjeve vendore dhe raportin pёrfundimtar, Haxhinasto mirёpriti mbёshtetjen teknike tё ODIHR-it dhe Komisionit tё Venecias nё procesin e reformёs zgjedhore. Nga ana e tij, Zannier u shpreh se raporti i progresit duhet konsideruar si njё mundёsi e pёr tё nxitur dialogun politik rreth çёshtjeve qё parashtrohen aty dhe ripёrsёriti gatishmёrinё e OSBE-sё pёr tё mbёshtetur procesin e reformёs zgjedhore nё Shqipёri. Haxhinasto dhe Zannier shprehёn angazhimin për tё vazhduar bashkёpunimin e ngushtё nё fusha tё rёndёsishme prioritare pёr Shqipёrinё, tё cilat i shёrbejnё rritjes sё standardeve tё vendit. Duke vlerёsuar rolin e OSBE-sё nё garantimin e sigurisё sё hapёsirёs euroatlantike, veçanёrisht nё promovimin e tё drejtave the lirive themelore tё individit, Haxhinasto u shpreh se Shqipёria ёshtё e interesuar tё rrisё kontributin e saj nё OSBE. Nё kёtё kuadёr, ai e njohu Ambasadorin Zannier me objektivin e Shqipёrisё pёr tё kryesuar OSBE-nё nё njё kohё tё pёrshtatshme nё tё ardhmen e afёrt, gjë që u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE. Më tej, Haxhinasto pёrshёndeti vendimin e Komisionit Evropian pёr fillimin e dialogut rreth liberalizimit të vizave pёr Kosovёn nё hapёsirёn Shengen. Ndërkaq Zannier vlerёsoi politikёn e moderuar dhe konstruktive tё Shqipёrisё nё Ballkanin Perёndimor dhe siguroi se OSBE do tё vazhdojё angazhimin e saj pёr paqen dhe stabilitetin afatgjatё tё rajonit tonё. a.y/NOA
Në foto: Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë takimit me Sekretarin e Pёrgjithshёm tё OSBE-sё, Lamberto Zannier