English

Juventus, Giovinco është fati për këtë ekip

Torino, 13 tetor NOA - “Në rast se një lojtar luan në përfaqësuese, natyrisht që mund të jetë i denjë për të luajtur me Juventusin”, - kanë qenë këto fjalët e drejtorit të përgjithshëm bardhë e zi Beppe Marotta, i cili i është rikthyer çështjes së Giovincos, që kohët e fundit është një ndër temat kryesore të Seria A. “Juventus ka bërë një zgjedhje provizore – shpjegon Marotta duke folur për bashkëpronësinë e lojtarit së bashku me Parmën – është e drejtë që Giovinco të vazhdojë rrugën e tij si një lojtar i rëndësishëm për futbollin italian. Duhet të na konfirmojë që ka ndryshuar nga një premtim në realitet”. Për sa i përket argjentinasit Tevez, ai ka pohuar se dhe Juventusi është futur në garë për të, por në krahun tjetër ka bërë të ditur se një tratativë e vërtetë ende nuk ka nisur. r.b/NOA

KOMENTE