English

Merr fund marrja në pyetje e Fatmir Limaj

Prishtinë, 13 Tetor 2011 NOA/ Shemsi Rukovci - Në Prokurorinë Speciale në Prishtinë është mbajtur seanca e katërt e marrjes në pyetje të ish ministrit të MTPT-së, njëherit nënkryetarë i Partisë Demokratike të Kosovës Fatmir Limaj nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën zyrtare gjatë periudhës sa e ka ushtruar postin e ministri të MTPT-së. Në hetime përveç ish ministrit Limaj janë të përfshirë edhe dy persona të tjerë në mesin e të cilëve edhe Nexhat Krasniqi, drejtor i prokurimit të kësaj ministrie. Që të gjithë të dyshuarit janë duke u mbrojtur në liri lidhur me akuzat e ngritura nga EULEX-i, për keqpërdorimet e mundshme në disa tenderë të dhënë nga MTPT-ja, që erdhën pas një bastisjeje spektkolare në muajin prill të vitit të kaluar. Ndërkohë që ish ministri Limaj po e zbaton masën e arrestit shtëpiak e cila nuk I është vënë atij në lidhje me këto akuza. Kjo masë atij i është shqipëtuar nga ana e gjyqtarit ndërkombëtar në lidhje me procesin penal që ka të bëjë me krime të luftës në të ashtuquajtrin Rasti Kleçka. Ai edhe sot është paraqitur në Prokurorinë Speciale me një veturë private, i shoqëruar nga policia duke dhënë dëshmi për rreth shtatë orë para prokurorit gjerman i EULEX-it, Johannes Picker dhe më pas është larguar po me të njëjtën veturë. Kjo edhe është seanca e fundit e marrjes në pyetje të nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj nga ana e prokurorit gjemran Picker i cili pritet që në ditët e ardhshme ti merrë në pyetje edhe të dyshuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim. Pas përfundimit të seancës degjimore të Limajt avokati mbrojtës i tij Tahir Rreci ka bërë të ditur se marrja në pyetje e Limajt ka përfunduar. Sipas tij ka mbetur që prokurori të bëjë një analizë dhe është qështje e tij nëse ai sërish do ta fton z. Limajn për të dhënë dëshmi. Meqë shtë fazë hetimore Rrecaj ka thënë se nuk mund të deklarohet nëse ka prova për zgjerim Në Prokurorinë Speciale në Prishtinë është mbajtur séanca e katërt e marrjes në pyetje të ish ministrit të MTPT-së , njëherit nënkryetarë i Partisë Demokratike të Kosovës Fatmir Limaj nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën zyrtare gjatë periudhës sa e ka ushtruar postin e ministri të MTPT-së.Në hetime përveq ish ministrit Limaj janë të përfshirë edhe dy persona të tjerë në mesin e të cilëve edhe Nexhat Krasniqi, drejtor i prokurimit të kësaj ministrie. Që të gjithë të dyshuarit janë duke u mbrojtur në liri lidhur me akuzat e ngritura nga EULEX-I, për keqpërdorimet e mundshme në disa tenderë të dhënë nga MTPT-ja, që erdhën pas një bastisjeje spektkolare në muajin prill të vitit të kaluar. Ndërkohë që ish ministri Limaj po e zbaton masën e arrestit shtëpiak e cila nuk i është vënë atij në lidhje me këto akuza. Kjo masë atij i është shqipëtuar nga ana e gjyqëtarit ndërkombëtarë në ldihje me procesin penal që ka të bëjë me krime të luftës në të ashtuquajtrin Rasti Kleçka. Ai edhe sot është paraqitur në Prokurorinë Speciale me një veturë private, i shoqëruar nga policia duke dhënë dëshmi për rreth shtatë orë para prokurorit gjerman i EULEX-it, Johannes Picker dhe më pas është larguar po me të njëjtën veturë. Kjo edhe është seanca e fundit e marrjes në pyetje të nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj nga ana e prokurorit gjemran Picker i cili pritet që në ditët e ardhshme ti merrë në pyetje edhe të dyshuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim. Pas përfundimit të seancës degjimore të Limajt avokati mbrojtës i tij Tahir Rreci ka bërë të ditur se marrja në pyetje e Limajt ka përfunduar. Sipas tij ka mbetur që prokurori të bëjë një analizë dhe është qështje e tij nëse ai sërish do ta fton z. Limajn për të dhënë dëshmi. Meqë shtë fazë hetimore Rrecaj ka thënë se nuk mund të deklarohet nëse ka prova për zgjerim. sh.r/a.b/NOA

KOMENTE