English

Policia niset për një të kërkuar, kap 4

Legnano, 13 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- 23 vjeçari Elton Sterkaj u arrestua pak orë më parë në Legnano të Italisë, pasi akuzohej se ishte bashkëpunëtor me italianin Alessandro Vignati për të paktën 3 nga 5 grabitjet e bëra pranverën e kaluar në disa pika karburanti. Pas një ndjekje të ndodhur në qendrën historike në Legnano, u prangos 23 vjeçari shqiptar i cili ishte vënën në shënjestër të policisë prej disa kohësh. Sterkaj u ndalua nga policia menjëherë sapo doli nga shtëpia, ku i paraqiti policisë një dokument të falsifikuar. Djali e kuptoi menjëherë se ishte zbuluar dhe synoi të arratisej, por arratia zgjati vetëm pak minuta pasi policia arriti që ta kapë dhe ta dërgojë në ambientet e paraburgimit. Ndërkaq gjatë kontrollit në shtëpinë e cila figuronte në emrin e tij, policia gjeti 5 gram kokainë si dhe tre bashkëpunëtorë të tij, që të tre shqiptarë por me leje qëndrimi të rregullt në Itali. Bashkëkombasve të Sterkaj iu gjet gjysmë kilogram “pluhur i bardhë” dhe pas kësaj edhe këta tre u arrestuan. Sipas policisë thuhet se vjedhjet nga ana e Sterkaj janë kryer në kufi me Zvicrën dhe se është e mundur që kjo e fundit të kërkojë ekstradimin e tij. a.y/NOA

KOMENTE