English

Sony, hakerat sulmojnë 93 mijë llogari

Japoni, 13 tetor NOA - Sony sërish ka qenë qendër e sulmeve të hakerave. Rreth 93 mijë llogari të PlayStation network dhe të shërbimeve të tjera të zbavitjes online janë dhunuar dhe kompania me qendër në Tokio ka njoftuar një bllokim të përkohshëm të profileve dhe kjo për çështje sigurie. Ata gjithashtu kanë njoftuar se numrat e kartave të kreditit të klientëve nuk janë në rrezik. Bëhet fjalë për sulmin e dytë të hakerave në dëm të Sony, ku në muajin prill u dhunuan rreth 100 milionë llogari të PlayStation Network. Zëdhënësi i Sony, Sean Yoneda, ka shpjeguar se hakerat kanë arritur të marrin username-t dhe kodet e klientëve nëpërmjet burimeve të tjera apo kompanive të tjera. Klientëve që kanë qenë viktimë e sulmeve i janë dërguar emaile për të rifreskuar të dhënat e tyre. r.b/NOA

KOMENTE