English

Tentoi seksin me dhunë, ekstradohet beratasi

Tiranë, 13 tetor 2011, NOA - Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol ka njoftuar ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Myslim Vasil SANI, vjeç 19, lindur në Berat. Gjykata e rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.180 datë 15.12.2008, ka vendosur dënimin me 2 vjet e 8 muaj, te shtetasit Myslim Sani, për kryerjen e veprës penale te “Marrëdhënieve seksuale me dhune me të rritura, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 102/2 dhe 22, të Kodit Penal. Shtetasi Myslim Sani, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, më datë 07.08.2008, në qytetin e Vlorës, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase shqiptare. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datën 14.05.2011, në Greqi, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Myslym Sani. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas keta shtetas i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. a.q/NOA

KOMENTE