English

Thaçi emëron Shpend Maxhunin, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 13 tetor 2011 NOA - Në bazë të kompetencave të tij kushtetuese, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, ka marrë sot vendim të emërojë z. Shpend Maxhuni, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Vendimi u mor në mbështetje të nenit 94.6 dhe 128.3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 37 të Ligjit nr. 03/L-035, për Policinë, dhe pas rekomandimit të kandidatëve për këtë post.

Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë bëhet për një periudhë tri vjeçare.

KOMENTE