English

Ushqimi ndryshon fatin e shkruar në ADN

SHBA, 13 tetor NOA - Ushqimi që konsumojmë mund të ndryshojë “fatin” e paracaktuar nga ADN-ja jonë: sëmundjet e trashëgueshme kardiake mund të reduktohen nëse hamë fruta dhe zarzavate në një masë të madhe. Këtë e tregon një studim i publikuar në revistën PloS Medicine nga hulumtuesi James Engert i Universitetit MCGill në Montreal. Kërkuesit kanë marrë nën vëzhgim më shumë se 27.000 persona me mutacionin “9p21”. Nga ky studim u arrit në rezultatin që parandalimi i manifestimit të këtij mutacioni mund të shmanget duke konsumuar produkte të pasura me Vitaminë C, pra fruta dhe zarzavate. r.b/NOA

KOMENTE