English

Zbulohen galaktikat më antike

Itali, 13 tetor NOA - Kanë lindur rreth 13 miliardë vite më parë, atëherë kur universi ishte ende i ri dhe në errësirë totale. Bëhet fjalë për galaktikat më antike që nuk ishin parë asnjëherë. Zbulimi, i cili është publikuar në revistën “The Astrophysical Journal”, i detyrohet teleskopit “Very Large Telescope” të Vëzhguesit Evropian Perëndimor (ESO) dhe teleskopit hapësinor Hubble. Gjithçka është arritur në bazë të një projekti kërkimi, i cili i përket grupit italian të hulumtuesve të drejtuar nga Instituti Kombëtar i Astrofizikës. r.b/NOA

KOMENTE