English

14 orë të fshehur mbi rrotat e kamionit, kapen shqiptarët

Gateshead, 14 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Nëntë shqiptarë janë ndaluar nga policia britanike teksa po tentonin të futeshin klandestin në Britaninë e Madhe. Lajmi është publikuar në faqen online të lajmeve të komunës së Gateshead, ku është botuar edhe fotoja e 9 shqiptarëve të futur në një ndarje sekrete të një makine të tonazhit të lartë. Sipas mediave britanike, shqiptarët ishin fshehur mes një ndarjeje të ngushtë të një mauneje që po transportonte mobilje të firmës Ikea, nga Rumania drejt qytetit britanik Gateshead, në veri lindje të Anglisë. Aventura e klandestunëve, që mediat i cilësojnë më kombësi shqiptare ka zgjatur plot 14 orë. Më pas ata janë kapur nga policia kufitare kundër emigracionit, në portin e North East. Gjatë një kontrolli të imët, citon agjencia online e lajmeve ChronicleLive.co.uk, janë përdorur pajisjet e fundit teknologjike, të cilat kanë çuar dhe në zbulimin e vendndodhjes së klandestinëve. Pasi janë marrë në pyetje, klandestinët janë kthyer në Holandë, nga ku besohet se kanë ardhur. Maunia, ishte nisur, javën e kaluar, nga Bukureshti i Rumanisë, për të kaluar më pas në Amsterdam nga ku besohet se kanë hipur dhe shqiptarët. a.q/NOA

KOMENTE