English

Agolli mesazh politikës: Situata e acaruar, PS të zhbllokojë ngërçin

Tiranë, 14 tetor 2011, NOA- Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ka lëshuar një mesazh për politikën shqiptare. Në fjalën e tij ai ka kërkuar nga Partia Socialiste që të zhbllokojë ngërçin politik, duke theksuar se situata politike është e acaruar. Mesazhi i tij u lëshua gjatë festës së organizuar nga Partia Socialiste me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij me praninë e kryesocialistit Rama dhe eksponentëve të tjerë të selisë rozë. Ndërkaq ditën e djeshme një festë tjetër u organizua për të ku morën pjesë politikanë e artistë, ku një urim të veçantë e mori edhe nga Kryeministri Berisha. a.y/NOA

KOMENTE
  • Meh dia13:33 - 14 Tetor 2011
    do te doja qe mesazhi i shkrimatrit agolli te ndegjohej mirpo duke analizuar gjendjen momentale politike ne shqipri bie ne perfundimin se politika shqiptare vuan nga nje sindrrom qe quhet sindrroma komuniste qe la gjurme te pa leshyshme ne shqipri udheheqesat politik te djathte dhe te majte harrojne individet e ne anet tjeter dalin me dekalarata kinse demokratike ta permisojme jeten e qyteterve (popullit)apo po i harrojne hallat qe kan individet e vete keta individ jan popull zotrinje kjo gjendje atake politike sherben vetem si ngecje dhe prapambetje ne kohen kur vete bota i ka hallet e veta dhe ne duhet jemi ata qe rregullojme shqiprine zoti e bekofte shqiprine
  • Enco Grimaldi11:26 - 14 Tetor 2011
    Driteroi shkrimtar,poet,humorist,libretist me ka pelqyer shume,por dua te theksoj se ja vlen te ndryshoj edhe mendimin tim pet te si poliotikan. Eshte i vetmi nga politikanet e majte qe ka thene dy gjera shume te sakta e te perpikta.E para ne kongresin kur Partia e Punes hoqi kostumin dhe veshi qyrkun me emrin Partia Socialiste. Ju mbeteni enverist i akuzoi ai socialistet e porsa lindur dhe keta ne vend sa te prekeshin, kenduan ne nje ze kenge per Enverin.Edhe i dyti eshte mesazhi qe jep tani drejt te majtes se tij.Ky mesazh eshte shume i sakte dhe real.PS e la vendin jashte Evropes.Te lumte Dritero o Demke i mbrekullueshem.Rrofsh me mend ,me kembe e me dore