English

Aksident tragjik në Durrës, vdesin 4 persona nga një familje

Durrës, 14 tetor, NOA – Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve natës në fshatin Gjepalaj të Durrësit. Tre persona kanë vdekur dhe 1 tjerë është zhdukur si pasojë e rënies së makinës në një kanal të madh.

Në makinë ishin Baki Keçi 43-veç Mimoza Keçi, si dhe femijet, Arber Keçi 15- vjeç dhe Renato Keçi 10- vjeç.

katër persona janë anëtarë të së njëjtës familje. Sipas policisë shkak i mos gjetjes së trupit të katërt mund të kenë qenë reshjet e mëdha dhe uji që ka ardhur me furi në kanal.

Policia ka gjetur dhe identifikuar 3 personat që ishin në mjet, burrë e grua dhe një prej fëmijëve. Ndërkohë që një prej fëmijëve të familjes që ndodheshin në makinë është zhdukur në ujërat e kanalit.

a.k/NOA (Vijon...)

KOMENTE
  • Marjana Palla10:50 - 14 Tetor 2011
    ngushellime
  • Mrigona10:01 - 14 Tetor 2011
    me vje keq per ket lajm tragjik.Ngushllime antarve tjer te kesaj familje dhe te afermit e tyre.ne ket vit shum aksidente tragjike,mos pastmè keso lajmesh.