English

Dëmtuan burimin e hidrocentralit, përfundojnë në polici

Delvinë, 14 tetor 2011, NOA- Dy persona nga Delvina në fshatin Tetzat të komunës Vergo kanë dëmtuar burimin e ujit të Hidrocentralit të Sasajt. Nga ana e policisë është konstatuar se është dëmtuar një pjesë prej 6 metër e murit mbajtës së kanalit, si dhe 3 portat e komandimit të ujit, dëme të cilat kapin një shifër prej 150.000 lekë. Për këtë ngjarje policia e Sarandës nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Dhimitër Onjeja, 40 vjeç banues në fshatin Bajkaj dhe Tasim Zbobo, 62 vjeç, lindur e banues në Kalasë, të cilët dyshohet të jenë autorët e kësaj vepre. Ndaj dy të ndaluarve nisën hetimet për veprën penale “Shkatërrim i pronës”. a.y/NOA

KOMENTE