English

Fëmijët e mësojnë gjuhën që në barkun e nënës

SHBA, 14 tetor NOA - Aftësia për gjuhën merr formë që kur fëmija ndodhet në barkun e nënës. Gjatë kohës qa janë në bark foshnjat janë të ekspozuar ndaj ritmeve dhe tingujve dhe pasi kanë lindur preferojnë të dëgjojnë tinguj të ngjashëm me ato që kanë dëgjuar gjatë shtatzënisë. Gjë e cila vlen akoma më shumë për foshnjat që i kanë mamatë folëse të dy gjuhëve, që jo vetëm që kuptojnë gjuhën mëmë nga të tjerat, por janë dhe të aftë të kuptojnë se ndryshojnë nga njëra tjetra. Është rezultati i një studimi të kryer nga hulumtuesit e Universitetit të British Columbia, të publikuar më pas në “New York Times”. r.b/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi11:15 - 14 Tetor 2011
    MOS DISH GJENETIKE,JE JASHTE KOHES. Sa me shume kalon koha me te dhenat e saj bashkekohore ideja se qe ne mitren e nenes femija i ardheshem permes dy ADN-ve te prinderve te tij,permes kushteve ne kuptim te gjere te tyre se ku jeton nena dhe si ushqehet deri sa lind,atje ne placenten e nenes formohen themelet e cilesive anatofiziologjike te jetes se tij te ardheshme,qe do percaktojne c'lloj njeriu do jete ai.Jane foduj te lindur ata qe perdorin fjalen GEN pa ditur c'eshte,c'pune ben,si,dhe ku e kryen kete mision apo c'te reja i zbulohen GENIT sot e mot.Komunizmi allashqiptar per mjaft vite i fshehu genet,sepse ai kish teorine njeriun mund ta besh c'te desherosh me profesion.Qe e beri Pali Misken minister te lloit robot,brigadieren ministre te bujqesise. Ainshtaini s'mund te behej kure ngrites peshash. Shtoi kesaj femije edhe 6 vitet e para te menyres se si jeton ai,pas kesaj kohe dhe ky femije fiton nje lloj vule per te mirat dhe te keqiat qe s'i ndahen gjithe jeten.Dihen semundjet qe trashegohen nga prindrit.Shkurt femija i ka predispozitat se c'mund te behet.Pa mohuar influencen e viteve qe vijne,por tani deri ne 6 vjet biologjia e tij,i ka dhene cilesite tipike te tij sa te kete jete.Edhe populli pa ditur gjenetike ka zbuluar ligjet e saj ne menyren popullore me fjalite: 1-Beme baba te te ngjas 2-Dardha bie nen dardhe 3-Shiko prindrit te kuptosh c'jane femijet e tyre.etj,etj.