English

Gjendet i katërti i familjes që u shua në Gjipalaj të Durrësit

Durrës, 14 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- (Update) Aksidenti tragjik i cili tronditi vendin tonë mëngjesin e sotëm në Gjipalaj të Durrësit, tashmë liston edhe viktimën e katërt. Ndërsa rënia e një makine shkaktoi katër të vdekur nga një familje trupi i njërit prej tyre rezultonte i zhdukur në ujërat e kanalit që mori me vete jetën e 4 familjarëve. Mëngjesin e sotëm efektivët e policisë gjetën trupat e pajetë të Baki e Mimoza Keçit burrë e grua dhe djalit të tyre 15 vjeçar Renato Keçi, por vetëm pak më parë është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 10 vjeçar Arbër Keçi. Sipas policisë thuhet se shkak për këtë aksident mendohet të ketë qenë moti i keq, çka ka provokuar edhe rënien në kanalin me ujë të mjetit dhe katër anëtarëve të një familje. a.y/NOA

KOMENTE
  • arif faja16:28 - 14 Tetor 2011
    me vjen keq per ate familjen shkret qe iken per faj te shoferit. gjithesesi shpirtrat u prefshin ne paqe.
  • Ekrem Avdija15:23 - 14 Tetor 2011
    sa me vjen shum shum keq sa qe nuk mundem te nxjerr nga goja as dhe gjysm fjale vetum se ne emrin tim i shprehu ngushllime familjes dhe mbar popullit shqiptar dhe dhasht zoti dhe kurr mos te ndegjojm ma kesi tragjedi ne popullin shqoptar. prandaj ju lutem te gjith shqiptarve ane mban ku do qe jan sod te ken kujdes ne shkrimet ne fb. per ti nderuar keto viktima te kesaj tragjedije qe ndodhi sod.
  • Islam Gremi11:56 - 14 Tetor 2011
    me vjen shum keq