Studimi i parë i këtij lloji në vendin tonë është realizuar nga Universiteti Europian për Turizmin (EUFT) në bashkëpunim me Zyrën e Shërbimit Turistik (ZTSH) në Shqipëri. Studimi është pjesë e projektit evropian IPA Adriatica “TUR GRATE 2” për turizmin e qëndrueshëm, i cili përfshin disa vende të rajonit dhe financohet nga Bashkimi Europian Tiranë, 14 Tetor 2011 NOA - Shqipëria ka për herë të parë një Database për Sipërmarrjet Turistike në Shqipëri. Projekti i nisur këtë verë ka përfunduar dhe sot më 14 tetor 2011 u prezantua në hotel Tirana International, nga Zëvendësministrja e Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Znj. Suzana Turku, Drejtori i ZSHT (Zyra për Shërbimet Turistike) në MTKRS, z. Benard Terkuçi, Rektori i Universitetit Europian për Turizmin, prof. dr. Salvatore Messina, si dhe përfaqësues të bashkive të vendeve të rajonit që janë pjesë e projektit TUR GRATE. 2, Bashkia e Latianos, Nardos dhe Mesagne në Itali. Studimi i parë i këtij lloji në vendin tonë është realizuar nga Universiteti Europian për Turizmin (EUFT) në bashkëpunim me Zyrën e Shërbimit Turistik (ZTSH) në Shqipëri. Studimi është pjesë e projektit evropian IPA Adriatica “TUR GRATE 2” për turizmin e qëndrueshëm, i cili përfshin disa vende të rajonit dhe financohet nga Bashkimi Europian. Në studimin për databazën e turizmit shqiptar u analizuan disa qindra ndërmarrje turistike. Zhvillimi i tij u bë në periudhën e pikut të sezonit turistik, 15 korrik deri më 15 shtator, kohë kur dhe kapacitetet janë në funksion të plotë në gjithë vendin. Analiza e tyre u mbi bazën e 7 kategorive, sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të ndërmarrjeve dhe aktiviteteve turistike; 1. Struktura pritëse (hotele, shtëpi me qera, hostel, etj. ” 2. Restorante 3. Agjenci udhëtimi dhe turistike 4. Agjenci për makina me qera 5. Guida turistike 6. Informacion turistik 7. Shoqatat turistike Pjesë e projektit TUR GRATE. 2 është dhe bërja e një analize mbi kërkesat e turistëve në Shqipëri. Prof. Messina u shpreh se në strukturat pritëse, sektori më i zhvilluar është ai i hoteleve. “Nga të dhënat tona rezulton se 96. 4 për qind e aftësive pritëse për turistët në vend janë hotele dhe 1. 65 për qind janë dhoma dhe ambiente me qera. Pjesa tjetër e akomodimit përfshin, hostel, shtëpi fundjave etj”, u shpreh Messina. Në bazë të klasifikimit për hapësirat që ofrojnë hotelet, Prof. Messina u shpreh se; “46 % e dhomave të hoteleve në vend ofrojë hapësira prej 14 metrash. Ndërsa 36 & % e hoteleve nuk kanë të gjitha hapësirat e nevojshme, sipas standardeve kombëtare, për sektorin sanitar. Ndërkohë që vetëm 63% e hoteleve që janë pjesë e studimit kanë në shërbimin e tyre dhe restorantin. Në bazë të studimit, kualifikimi i stafit për hotelet në vend është i ulët. “Në bazë të të dhënave, numri i punonjësve në një hotel që merren me pritjen e klientëve është 2. Ndërsa numri i punonjësve që janë të kualifikuar, në bazë të shkollave që kanë kryer për turizmin, është shumë i ulët”, evidentoi dr. Messina. Një tjetër problem i nxjerr nga studimi është pronësia dhe administrimi i hoteleve dhe ndërmarrjeve të tjera turistike. “Nuk ka një ndarje të qartë mes specialistëve dhe pronarëve të sipërmarrjes. Të jesh pronar nuk do të thotë se mund të bësh çdo gjë. 55 % e hoteleve drejtohen dhe menaxhohen nga vet pronarët, duke mos pasur burime njerëzore të specializuara. Edhe në disa rastet kur në studim ka pasur administrator dhe menaxher ka rezultuar që ai ishte një i afërm i pronarit. Këto gjëra ndikojnë në shërbim, sepse një pronar nuk mund të jetë një menaxher, sportelist, apo kuzhinier i mirë, vetëm sepse ka shëtitur në botë dhe ka bërë pushime”, tha prof. Messina. Një tjetër fakt i rëndësishëm që ndikon në turizmin në vend është dhe përqendrimi i tij vetëm në një sezon, atë të verës. Dr. Messina sugjeron: “Duhet të merren masa dhe të hartohen projekte, që turistët të mos vijnë vetëm në gusht, por edhe gjatë gjithë vitit. 56. 1 % e turistëve vijnë vetëm në muajin gusht. Ndërsa pjesa tjetër nga maji deri në shtator. Duhet që aktivitet e institucioneve dhe bashkisë të mos bëhen në këtë periudhë, pasi në këtë kohë i kemi turistët, por të shtrihen përgjatë muajve të tjerë të vitit”. Në analizën e pyetësorit të bërë tek turistë, studimi vëren se Shqipëria ka potenciale të mëdha, si pasuria natyre, objekte kulturore dhe të antikitetit, ushqimi dhe mikpritja, por mungesa e infrastrukturës cilësohet si një prej problemeve kryesore. Në 863 turistë të pyetur 57 % e vizitonin Shqipërinë për herë të parë dhe mbi 60 % vlerësonin si cilësi kryesor mikpritjen. Zëvendësministrja e Turizmit, Suzana Turku vlerësoi rëndësinë e projektit. Në fjalën e saj, Znj. Turku u shpreh se projekti tregon pikat e forta dhe të dobëta të turizmit shqiptar dhe shtron nevojën e një bashkëpunimi më të madh mes gjithë faktorëve. “Dëshiroj të përshëndes këtë projekt për frymën e bashkëpunimit që ai ofron, për iniciativën për të gjetur të përbashkëtën e vendeve tona në turizëm, kulturë, trashëgimi, për të identifikuar pikat e forta, por edhe dobësitë e gjithsecilit, për t’i analizuar ato, për të gërshetuar traditat e njeri-tjetrit, për t’i promovuar ato, por mbi të gjitha, dua të përshëndes këtë bashkëpunim për synimin që ka për të lënë gjurmët e tij jo vetëm në letër, por edhe në investime”, tha ajo. Znj. Turku vlerësoi si të një rëndësie të veçantë dhe frymën e bashkëpunimit rajonal në fushën e turizmit, por dhe të dhënat reale që jep për sektorin privat. “Duke e konsideruar projektin TUR GRATE 2 si një tregues të rëndësishëm të krijimit të Databazës së Sipërmarrjeve Turistike në Shqipëri, si një tregues të krijimit dhe menaxhimit të sistemit të përbashkët të sektorit publik-privat, por edhe si një tregues të bashkëpunimit ndër-rajonal në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, dëshiroj të theksoj se bashkëpunimi me sektorin privat, i cili mbulon 80 për qind të PBB-së është çelësi për të arritur suksesin e kërkuar”, u shpreh znj. Turku. Drejtori i Zyrës së Shërbimit Turistik), z. Benard Terkuçi, në fjalën e tij vlerësoi rëndësinë e studimit, duke e cilësuar atë si në bazë origjinale të dhënash për turizmin shqiptar. Ai u shpreh se studimi evidenton dhe problemet ku institucionet shtetërore, pushteti vendor dhe sektori privat duhet të fokusohen në të ardhmen. Ai pohoi se me këtë database nga ana cilësore jepet një produkt i përbashkët turistik për rajonin. “Kjo do të bëjë të mundur rritjen e konkurrencës në një sistem të përbashkët turistik. Ne synojmë prodhimin dhe mbrojtjen e produkteve tipike shqiptare si; kulturat bujqësore, punimet artizanale dhe trashëgiminë tonë kulturore, ku përfshihet trashëgimie artistike, por edhe arkeologjike”, - tha z. Tërkuçi duke evidentuar edhe se me këtë projekt të realizuar, “për herë të parë bëhet dhe përcaktimi i ofertës turistike shqiptare dhe cilësia e saj”. e.t/NOA