Rio de Janeiro, 14 tetor NOA - Sapo ka mbushur 80-vjeç, por asnjëherë nuk ka qenë kaq e re. Krishti apo “kartolina kryesore që ofrohet në Rio de Janeiro – që më 12 tetor ka festuar dekadën e tetë me shumë stil dhe klas, falë një ceremonie të gjatë – është dhe një simbol “Pop” që po rritet gjithnjë e më shumë. Përgjatë dy viteve, janë dyfishuar (më shumë se 40 të tilla në tetë muajt e 2011) kërkesat e agjencive publicitare për ta përdorur atë në spotin e tyre: Krishti, siç shpjegojnë ekspertët e marketingut është sinonim i suksesit të garantuar. Statuja, me çimento, peshon 1145 tonelata dhe është “mbështjellë” me gurë në formë trekëndëshi të një lloj guri të butë, kjo me arsyen për t’iu përshtatur klimës dhe stuhive dhe për të qenë rezistente ndaj tyre. r.b/NOA