English

METE, heq monopolet në tregun e energjisë elektrike

Tiranë, 14 tetor 2011, NOA- Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka hequr monopolet në tregun e energjisë elektrike, pasi të gjitha faturat e energjisë elektrike tashmë do të trajtohen si titull ekzekutiv. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës inicion përmirësimin e Ligjit nr.8662, datë 18.09.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike” me ndryshimet përkatëse, në të cilin është vendosur që fatura tatimore e konsumit të energjisë elektrike të trajtohet si titull ekzekutiv. Duke e konsideruar tashmë faturën e konsumit të energjisë elektrike si titull ekzekutiv, si një ndihmesë për operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike si dhe nga eksperienca e fituar nga zbatimi i ligjit për faturat e energjisë elektrike të emetuara nga shoqëria e shpërndarjes së energjisë elektrike, trajtuar si titull ekzekutiv, ka treguar se ajo ka qenë e suksesshme dhe ka rregulluar marrëdhëniet financiare të palëve kontraktuese. Meqenëse tashmë në tregun e energjisë elektrike kanë hyrë dhe operatorë të tjerë me kapital privat apo shtetëror, METE propozon që ky titull ekzekutiv të veprojë për të gjithë këta operatorë. Për këtë qëllim, METE ka propozuar që në ligjin ekzistues të bëhet një ndryshim, i cili parashikon që të konsiderohen si tituj ekzekutiv jo vetëm faturat tatimore për furnizimin me energji elektrike të emetuara nga CEZ Shpërndarje, por edhe ato të emetuara nga operatorët e tjerë për shitjen, blerjen, dhe kryerjen e shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike. Me këtë ndryshim unifikohet trajtimi si titull ekzekutiv i të gjitha faturave për blerjet, shitjet dhe shërbimet që kryhen nga të gjithë operatorët në tregun e energjisë elektrike si: KESH sh.a., CEZ Shpërndarje, OST dhe operatorëve të tjerë. NOA

KOMENTE